Në Fushë Kosovës është arrestuar një mashkull për sulm fizikin ndaj një femre, një tjetër poashtu mashkull nga Fushë Kosova është dërguar në mbajtje për ngacmim ndaj ish-të dashurës.
Në Podujevë ka përfunduar në pranga një llapjan sepse ka kanosur vëllaun e tij, një mashkull nga Prishtina është arrestuar për shkak se ka ushturar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërkaq i ri nga Podujeva poashtu është arrestuar sepse ka ushtruar dhunë ndaj prindërve dhe motrës së vet, shkruan Botapress.
Kjo është kronika e zezë nga Kosova për 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ja raporti nga Drejtoria Rajonale Prishtinë per incidentet kriminale ne 24 oret e fundit
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Hysen Xhakolli, Fushë Kosovë 06.01.2023 – 07:01. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
KANOSJE
Podujevë 06.01.2023 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
NGACMIM
Rr. Dardania, Fushë Kosovë 03.01.2023 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që ka ngacmuar në vazhdimësi ish të dashurën e tij viktimën femër kosovar e. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë 06.01.2023-11:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshorten, e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole të cilën ai e kishte me leje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Podujevë, 06.01.203-17:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull i mitur pasi që i njëjti i kishte sulmuar fizikisht viktimat prindërit dhe motrën e tij. Viktimat kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.