Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka bërë të ditur se aleanca veriatlantike e mirëpret dakordimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq për marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian.
“Ne i shtyjmë të dyja palët që sa më shpejtë të zbatojnë atë që kanë rënë dakord, po ashtu kërkojmë që të ketë zbatim të plotë marrëveshja”.
“Maratona e Ohrit” përfundon me “Sprintin e Asociacionit”, krejt çka ndodhi dje në Ohër
“Ne jemi të përkushtuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë edhe KFOR-in”, ka shkruar Lungescu në Twitter.
Dje në Ohër, Kurti dhe Vuçiq nuk arritën të nënshkruajnë marrëveshjen e propozuar nga BE-ja, por pati dakordim për të.