Kristalet e “Trepçës”, Kosovën e kanë bërë që të njihet edhe jashtë kufijve.Në kohën e presidentit Ibrahim Rugova ato ishin dhuratë për secilin mysafirë si shenjë falënderimi për ndihmën dhënë Kosovës në pavarësi e shtetndërtim.
Aktualisht janë mbi 2 mijë kristale të tilla që ruhen në Muzeun e Mitrovicës.Muzeu i kristaleve në qytetin e minatorëve u hap nga vetë ata në vitin 1964.
Largohet edhe i moshuari i fundit, mbyllet zyrtarisht qendra “Orenda”
Ciceroni i muzeut, Ibrahim Musa, thotë se kristalet janë grumbulluar nga minatorët.Ai thotë se janë rreth 70 lloje të kristaleve në muze.
Aktualisht muzeu ka vizita të shumta nga vendasit dhe ndërkombëtarët.
E veçanta e këtij muzeut është edhe harta e “Trepçës” 3D, e punuar me dorë nga inxhinierët 40 vjet më parë.
Ndërsa, Shaip Blakçorri, kurator i muzeut theksoi se përveç kristaleve të “Trepçës” në muze janë ekspozuar edhe kristale nga vendet e tjera në Kosovë dhe jashtë saj.
Blakçorri përmend kristalet e veçanta që ka muzeu, Vivianiti është ndër më të rrallët.
Muzeu i Kristaleve të “Trepçës” është në Stantërg afër Minierës së Trepçës./Botapress.info/