Tre shpërthime janë dëgjuar në qendër të Teheranit, sipas mediave iraniane.
Agjencia e lajmeve Fars thotë se ka marrë raportime se disa raketa kanë goditur zonën e Republikës së kryeqytetit iranian.
Izraeli ka nisur atë që e ka quajtur një “sulm parandalues” kundër Iranit.
Në një deklaratë të bërë këtë mëngjes, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka shpallë një “gjendje të veçantë dhe të përhershme emergjence” në të gjithë Izraelin, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
“Shteti i Izraelit nisi një sulm parandalues kundër Iranit për të eliminuar kërcënimet ndaj Shtetit të Izraelit”, tha Katz.
Sulmi, që vjen pasi Izraeli dhe Irani u përfshinë në një luftë ajrore 12-ditore në qershor, pason paralajmërimet e përsëritura nga SHBA-ja dhe Izraeli se do të godisnin sërish nëse Irani do të vazhdonte me programet e tij bërthamore dhe të raketave balistike.



Të tjera
Aktuale
Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë
Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu është
Lajme
Irani kërcënon objektet e Marinës Amerikane në Detin e Kuq
Ushtria iraniane ka paralajmëruar se objektet
Aktuale
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shtetit
Edward P. Joseph, ish-zyrtar amerikan dhe