Izraeli po ndërpret furnizimin me energji elektrike, ujë dhe karburant në Gaza me kusht që Hamasi të lirojë pengjet izraelitë që ka mbajtur që nga pushtimi i së shtunës.
Kështu ka deklaruar ministri i Energjisë i qeverisë izraelite dhe ish-ministri i Financave, Israel Katz në një postim në “X”.
“A doni ndihmë humanitare në Gaza? Asnjë çelës elektrik nuk do të hapet, nuk do të hapet asnjë rubinet uji dhe asnjë kamion karburanti nuk do të hyjë derisa të pengjet izraelitë të kthehen në shtëpitë e tyre. Ne do t’i përgjigjemi njerëzimit me njerëzim dhe askush nuk do të na mësojë moralin”, ka shkruar Katz në platformën “X”