Infektologu Izet Sadiku ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d të drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK.Këtë e ka konfirmuar vet Sadiku për Gazetën Express.Ai ka thënë se që tri javë ka dorëzuar dorëheqjen në drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës për arsye personale.
“Po kam dhënë dorëheqje për arsye personale. Unë e kam marr detyrën kur janë rrit numrat e infektimeve. Nuk kishte gatishmëri nga kolegët dhe e pata marrë detyrën derisa të kaloj vala e infektimeve. Tani situata është më stabile. Unë kam paralajmëruar se do të largohem nga pozita kur të qetësohet situata me pandeminë, dhe tani gjenda është më stabile”, ka deklaruar ai