Gresa, vajza e Jakup Krasniqit, i është drejtuar babait të saj përmes një postimi në Facebook. Me fjalë prekëse, ajo e ka pyetur se a është mirë, se çfarë e mundon, çfarë e gëzon, përcjell Botapress.info
“A je mirë babi? Kur mëngjesi vjen e do të ngrihesh, çka të gëzon? Thonë koha shëron dhimbjen, por dhimbjen pa fund kush e shëron? A je i fortë babi? Kur te thyhet shpirti e pasditet zor i kalon, a qesh dot babi kur shpirti vajton?” ka shkruar ndër të tjera Gresa.
Postimi vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale për t’ia vazhduar paraburgimin Krasniqit.
Postimi i saj i plotë:
A u lodhe babi?
Duke luftuar për të drejtën dhe jetën, duke luftuar të keqën për të mirën?
Babi a u lodhe duke shpresuar për liri?
A u lodhe duke i dhënë forcë vetës për te vazhduar jetën për hir të tjetrit.
Sa dhemb liria babi? Askush më mirë se ti s’di të përgjigjet.
Sa dhemb e mira babi, se ishe i mirë gjithnjë
Pse mirësia vret e ligësia triumfon?
Çka është drejtësia babi?
Na the të jemi të drejtë, po çfarë është e drejtë dhe çfarë jo? Si ta dallojmë të mirën nga e keqja?
Çfarë e dallon gëzimi nga hidhërimi?
A je mirë babi?
Kur nata vjen e je vet, çfarë të mundon babi?
Plagët që t’i shkaktoi jeta, kush t’i shëron babi?
Do bëhesh 71 vjet shpejt, kur dhemb shpirti e trupi si ja bën babi?
Ku e gjen forcën të jesh i mirë kur e keqja mbulon botën.
A je mirë babi? Kur mëngjesi vjen e do të ngrihesh, çka të gëzon?
Thonë koha shëron dhimbjen, por dhimbjen pa fund kush e shëron?
A je i fortë babi?
Kur te thyhet shpirti e pasditet zor i kalon, a qesh dot babi kur shpirti vajton?