Isuf Bajraktari: Qeverisja në Detyrë që po Humb Kompasin Perëndimor

Kosova ndodhet në një moment të brishtë politik e diplomatik. Prej nëntë muajsh, vendi drejtohet nga një qeverisje “në detyrë”, e cila, në vend të stabilitetit institucional, ka prodhuar paqartësi strategjike dhe tension me aleatët kryesorë. Sjellja e ministrave dhe drejtuesve qeveritarë shpesh i ngjan aktivizmit partiak, jo përgjegjësisë shtetërore.

Pragmatizmi amerikan – themeli i sigurisë dhe shtetformimit të Kosovës – kërkon partneritet të besueshëm dhe koordinim të vazhdueshëm. Kështu u ndërtua aleanca që e shpëtoi Kosovën, falë vizionit të matur të Presidentit Rugova dhe orientimit të tij euroatlantik. Diplomacia e tij e qetë dhe e parashikueshme e futi Kosovën në agjendën perëndimore.

Sot, kjo vijë është thyer. Qeverisja aktuale në detyrë shfaq qasje të ashpra, të paqëndrueshme dhe shpesh konfliktuale ndaj Washingtonit. SHBA-ja, që tradicionalisht e ka udhëhequr orientimin tonë strategjik, sot po dërgon sinjale të qarta ftohjeje. Në diplomaci, heshtja amerikane është paralajmërimi më serioz.

Shqetësim i madh mbetet edhe përmbysja demografike që po e godet vendin: Dikur kishim qeverinë në ekzil dhe popullin në vendlindje; sot kemi qeverinë në vendlindje, ndërsa popullin – sidomos rininë 18–30 vjeçare – të shpërndarë në Perëndim. Kjo arrati e heshtur tregon humbjen e shpresës dhe mungesën e një vizioni të qartë qeverisës.

Kosova nuk mund ta lejojë veten të devijojë nga boshti perëndimor në një periudhë kur siguria rajonale është më e brishtë se kurrë. Rikthimi i koordinimit me aleatët, rishikimi i kursit diplomatik dhe vendosja e seriozitetit institucional janë detyrime urgjente.

E ardhmja e shtetit nuk ndërtohet me improvizim. Mbrohet me maturi, partneritet dhe qartësi strategjike. Kompasin e kemi pasur gjithmonë në Perëndim; rreziku i sotëm është ta humbim pikërisht atë.

Të tjera

Uncategorized

Die besten Dreamplay Casino Boni und wie Sie diese nutzen können

In diesem Artikel werden wir die

Uncategorized

Sprawdź nasze recenzje gry Mucha Mayana w kasynach online

W artykule przyjrzymy się grze Mucha

Lajme

Emërohet kryeshefi i ri ekzekutiv i KEK-ut

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike