Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i ka reaguar kryeministrin Albin Kurti për deklaratën “Fetë erdhën e shkuan”.
Në një reagim në Facebook, Lushtaku thotë se është e kundërta e asaj që pretendon Kurti, duke shtuar se në historinë e kombit shqiptar sistemet politike, ideologjitë, partitë dhe liderët kanë ardhur dhe ikur, por jo dhe Islami, transmeton Klankosova.tv.
Madje ai shton se është krenar që është shqiptar dhe që është mysliman.
“‘Fetë erdhën e shkuan’. Është pikërisht e kundërta e asaj që pretendon Albin Kurti. Në historinë e kombit tonë, sistemet politike, ideologjitë, partitë dhe liderët kanë ardhur dhe ikur. Por Islami, si pjesë e pandashme e identitetit dhe kulturës së shumicës dërmuese të shqiptarëve (93%), ka mbetur një shtyllë e përhershme që i ka mbijetuar çdo sfide”, ka shkruar deputeti.
“Edhe Kurti dhe ideologjia që ai përfaqëson do të jenë një faqe e përkohshme në librin e historisë sonë, ndërsa Islami do të vazhdojë të mbetet i rrënjosur në zemrat e njerëzve, si frymëzim për moralin, drejtësinë dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë sonë”.
“Jam krenar që jam Shqiptar, krenar që jam Mysliman, dhe krenar që jemi vëllezër me të krishterët, duke ndarë një tolerancë dhe respekt që shumë popuj e dëshirojnë. Ky është një virtyt që na bën unikë dhe na mban të bashkuar si komb!”, përfundoi ai.
Të tjera
Lajme
Presidentja Osmani reagon ndaj përpjekjes për të fotografuar vajzat e saj në shkollë
Gjatë ditës së sotme u raportua
Showbiz
Befason Olsa Muhameti: Publikon foto të Xhenetës dhe Gjestit në shtrat
Producentja e Big Brother VIP Kosova,
Opinione
Arrestimi i kameramanit, Zogaj: Më i keq se modeli i qeverisjes Kurti do të ishte ai i Osmanit
Më herët, Asociacioni i Gazetarëve të