Njëmbëdhjetë ditë pas zhdukjes është gjetur i gjallë Ukshin Ademi nga Kozhica e Skenderajt. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët.
Ata kanë bërë me dije se familjari i tyre është gjendur në gjendje të rënë shëndetësore.
Dërgohet në Zvicër njëri nga të plagosurit në Runik të Skenderajt
Familjaret kanë treguar se Ukshini është gjetur në frashtin Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë.Ata kanë treguar se familjari i tyre është gjendur i rraskapitur dhe i paushqyer.
I njëjti tashmë është duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ukshin Ademi nga Kozhica ishte shpallur i zhdukur nga 30 korriku./Botapress.info/