Më 9 nëntor të vitit 2015, në fshatin Strellc të Deçanit u gjetë e vrarë Donjeta Pajaziaj, ku i dyshuari kryesor mbeti kusheriri i saj Naser Pajazitaj.
Si çdo ditë tjetër edhe më 9 nëntor të vitit 2015, 24 vjeçarja Donjeta Pajazitaj ishte bërë gati që të niset për në punë. Me të dalë nga dera e oborrit, ajo u zhduk. Familjarët nuk kishin asnjë informacion për te deri në momentin kur pas gjashtë javësh ishin njoftuar se ishte gjetur e vrarë.
Pak ditë pas gjetjes së trupit të Donjetës, në fund të vitit 2015, si i dyshuar kryesor për vrasjen ishte arrestuar Naser Pajazitaj, kushëri i familjes Pajazitaj.
Në mars të vitit 2018 Naser Pajazitaj u shpall i pa fajshëm nga Gjykata Themelore në Pejë, në akuzën për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në vitin 2015, ndërsa, e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg në akuzën tjetër “armëmbajtje pa leje”.
Pas ankesave rasti kaloi në gjykim në shkallën e dytë. Gjykata e Apelit e riktheu rastin në rigjykim.
Pas shqyrtimit të provave të reja, Gjykata Themelore në Pejë e dënon Naser Pajazitajn me burgim të përjetshëm më 25 marsit të vitit 2019. Edhe këtu pati ankesa, dhe rasti kaloi në Gjykatën e shkallës së dytë e cila e konfirmoi vendimin e shkallës së parë, duke e lënë të plotfuqishëm dënimin me burgim të përjetshëm për Naser Pajazitajn.
Pas ankesave të palës mbrojtëse, rasti ka shkuar në shkallën e tretë, në Gjykatën Supreme.
Më 2 dhjetor të vitit 2019, kjo gjykatë e hedh poshtë të gjithë procesin gjyqësore, duke kërkuar që rasti të rikthehet në rigjykim, me arsyetimin se gjykatat e mëparshme kanë bërë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.
Ndërsa sot në orën 13:00, do të shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt. I akuzuar për vrasje është kushëriri i saj, Naser Pajazitaj. Seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore në Ferizaj./Botapress/