Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlllin, të cilin Gjykata e Fierit e kishte dënuar me 1 vit burg për falsifikimin e një deklarate noteriale.
Verdikti i Gjykatës së Apelit vjen pas pranimit të ankesës së bërë nga avokatët Arbër Hoxha e Dritan Metani, duke përmbysur kështu vendimin e Gjykatës së Fierit, e duke shpallur të pafajshëm.
I pafajshëm u shpall gjithashtu edhe Fatmir Avdurramani, personi, për të cilin u pretendua që Luiz Ejlli ia hartoi deklaratën noteriale.
“Trupi gjykues i kthyer nga dhoma e këshillimit, në mungesë të prokurorit në shpalljen e vendimit, shpall vendimin me dispozitivin e mëposhtëm: Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani. Lënien në fuqi të vendimit për pjesën e materialeve të sekuestruara. U shpall sot në Tiranë, më 08.05.2025, ora 12:24:32”, thuhet në vendimin e Apelit, raporton A2CNN.
Gjykata e Fierit e kishte dënuar me 1 vit burg Luiz Ejllin, pasi u gjet fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim.
Referuar dosjes hetimore, A2 CNN shkruan se Luiz Ejlli, në vitin 2015 kur ende posedonte vulat e noterit edhe pse Ministria e Drejtësisë ja kishte hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka falsifikuar një deklaratë noteriale që është përdorur më pas në vitin 2022 në Prokurorinë e Lushnjës për te justifikuar pasuri të vëna në mënyrë të paligjshme.



Të tjera
Lajme
E trishtë: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në SHBA
Një aksident tragjik ndodhi më 11
Aktuale
Ish-ambasadori holandez: Nëse ka proces të drejtë, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka zhvilluar
Aktuale
Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën