Ish-lojtari i Liverpoolit, Daniel Sturridge, ka zbuluar se ku qëndron dallimi kryesor mes Jurgen Klopp dhe Arne Slot pasi ‘Të Kuqtë’ u rikthyen si lider në tabelë.
Liverpooli mposhti Chelsean me rezultat 2-1 të dielën, me Curtis Jones që shënoi golin e fitores në minutën e 51-të.
Kështu ata morën vendin e parë në renditje dhe kanë një pikë më shumë se kampioni në fuqi Manchester City.
Ata kanë fituar shtatë nga tetë ndeshjet e luajtura në ligë deri më tani, teksa humbjen e vetme deri tani ua shkaktoi Nottingham Forest në ‘Anfield’.
Ai e lejon skuadrën e tij që të qëndrojë në shtëpi një ditë para ndeshjes dhe ish-sulmuesi i tyre Sturridge e pëlqen mënyrën se si Slot po i bën gjërat më ndryshe.

“Mendoj se është diçka e re. Nuk do të them se Arne Slot nuk është kërkues, sepse të gjithë e dinë se sa kërkues ishte Jurgen, brenda dhe jashtë fushës”.
“Të jesh në shtëpi një ditë para ndeshjes është një mendësi më ndryshe për lojtarët dhe ata mund të ndihen më të qetë që të jenë në shtëpi”.
“Mendoj se të gjithë lojtarët po përshtaten me trajnerit dhe mendoj se personaliteti i tij është pranuar shumë mirë”.
“Çfarëdo që ai po bën në prapaskena është një punë e mirë dhe shpresoj që të vazhdojë gjatë”, përfundoi Sturridge.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore