Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka shpërndarë një video në Facebook ku prezanton furnizimet më të fundit me armatim për Ushtrinë e Kosovës. Ai ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së të martës ka vizituar një nga depot e FSK-së, ku janë depozituar armatimet më të reja.
E lidhur me këtë, ish-ushatarku në Kroaci, Esad Çollaku ka thënë se Kryeministri Kurti nuk do të duhej të e bënte ekspozimin e armatimit, sepse ky armatim d.m.th vetëm një armë më të përsosur sesa në të kaluarën, asgjë më shumë.
Çollaku u shpreh se është ndjerë “i tmerruar” me ekspozimin e armatimit nga kryeministri, madje ai krahasoi se një person i thjeshtë qytetar në Amerikë mban në shtëpi private armatim edhe më të avancuar sesa FSK-ja.
“Kryeministri Kurti nuk ka njohuri të armëve, por me keqardhje e them se prezantimi i armëve nga ai kjo është plasim në media për vizitën e tij në depotë e FSK-së, është fushatë elektorale. Armët e ekspozuara në media, e bënin edhe forcat serbe kur djemtë kosovar e bartnin me gomar e mushka e kuaj e bartnin nga Shqipëria në Kosovë, dhe një pjesë e tyre binin në duart e serbëve, atai ekspozonin në të njëjtën mënyrë se çfarë armatimi ka Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Si veteran dhe i rritur me TMK, Jam tmerruar me këto incizime, dhe mos përcjellja adekuate e njohurisë ushtarake dhe me pajisje të tjera të cilat do ti kemi në mbrojtje në rast të cënimit të integriteti i Kosovës. Është llapsus i madh i Kurtit sepse këto armë të këmbësorisë, këto armë në Amerikë i mbajnë në shtëpi private. Nuk po i nënvlerësojë por duhet të jenë tejet sekrete, duhe të sillen brenda ushtrisë. Arma këmbësorike nuk e tregon forcën mbrojtëse, por e tregon vetëm një ushtar i jonë mund ta ketë një armë më të përsosur se në të kaluarën”, u shpreh Çollaku.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore