Ish -presidentja Atifetej Jahjaga permes nje postimi ne Facebook ka uruar te gjithe besimtaret e besimit muslimane Festen e Fiter Bajramit. Ne urimin e saj thuhet:
Të gjithë besimtarëve myslimanë, me fat Fitër Bajrami!
Gjatë muajit Ramazan, pavarësisht situatës sfiduese në të cilën gjindet e gjithë bota për shkak të pandemisë globale të shkaktuar nga Covid19, myslimanët zgjodhën të sfidojnë vetën edhe më shumë përmes agjërimit në shenjë të sakrificës ndaj Zotit dhe të solidarizimit me të vobektit.
Uroj që, sot, sofra dhe zemra e secilit qytetar të Kosovës të jetë e mbushur plotë! Në familjet e shtëpitë e juaja mbizotërofshin paqja, mirëkuptimi, e harmonia dhe e paqit shëndetin për të kryer të gjitha ritualet e ardhshme në kalendarin islamik.
Zoti ju pranoftë agjërimin!
Urime!