ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga po i vazhdon vizitat e saj jo vetëm jasht vendit në tubimet ndërkombëtare por edhe anembanë Kosovë. Ajo sot ka qëndruar në një fshat pitoresk të Rugovës, më saktësisht në fshatin turistik “N’Mal” një biznes familjar që udhëhiqet nga znj, Vlora Nikçi, përcjellë Botapress.
Për më shuëm ja postimi i ish-presidentes Jahjaga në Facebook
Atifete Jahjaga
Sot isha N’Mal në vizitë tek Vlora Nikçi e cila menaxhon këtë fshat të vogël turistik i cili fokus ka promovimin e bukurive natyrore në Rugovë.
Ajo së bashku me prindërit e saj janë duke e bërë një punë të shkëlqyshme duke i mbajtur gjallë vlerat dhe traditat tona dhe duke tërheqë turist nga vende të ndryshme të botës për t’i shijuar ato.
Përgëzoj Vlorën në veçanti e cila bënë një punë të jashtëzakonshme si në fushën e artit ashtu edhe të biznesit duke qenë shembull dhe inspirim.