Ish-presidenti amerikan Bill Clinton është shtruar në një spital të Uashingtonit, pasi ka shfaqur ethe.
Clinton 78 vjeç, është shtruar në Spitalin Universitar MedStar Georgetoën për analiza dhe vëzhgim, raportojnë mediat e huaja.
Angel Urena, zëvendës shefi i kabinetit të presidentit të 42-të të SHBA-ve, tha për mediat amerikane se Clinton është “në gjendje të mirë shpirtërore dhe mirënjohës për kujdesin që po merr në spital”.
Një tjetër burim i afërt me Clinton tha se situata nuk është “urgjente”.
“Ish-presidenti do të bëhet mirë”, shtoi burimi.
Në vitet që kur Clinton ka lënë Shtëpinë e Bardhë, ai ka pasur disa probleme shëndetësore.
Në vitin 2004, iu nënshtrua një operacioni në zemër pasi përjetoi dhimbje të vazhdueshme në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje. Clinton u kthye në spital për një operacion në mushkëri në vitin 2005, dhe në vitin 2010 iu vendosën dy stenta në një arterie koronare.
Në vitin 2021, ish-presidenti u shtrua në spital për gjashtë ditë në Kaliforni, ndërsa po trajtohej për një infeksion që nuk lidhej me COVID-19, në kohën kur pandemia ishte ende në kulmin e saj./REL



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo