Ish-kampioni botëror në karate, Enver Idrizi, ka bërë shaka me deputetin e PDK-së, Hisen Berishën, për përleshjen fizike javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.
Idrizi, që takohet me deputetin Berisha në një nga kafiteritë e Prishtinës, dëgjohet t’i thotë atij se duke u rrahur në Kuvend, ua “kanë marrë bukën” sportistëve të arteve marciale.
Avokati i Jakup Krasniqit “përplaset” me dëshmitarin e Prokurorisë në Hagë
“Ma keni marrë bukën. Po rreheni aty në Parlament, ajo është buka jonë”.
Deputeti Berisha shihet ta marrë këtë shaka me sportivitet, duke e vazhduar bisedën me ish-karateistin.