Ish-drejtori i Inspekcionit në komunën e Podujevës ka reaguar për sulmin që u raportua se ndodhi sot mes dy asamblistëve të VV-së.
Besnik Mulliqi që para dy muajsh u shkarkua nga ajo pozitë, po thotë se në Podujevë nuk ka rahati me gjarprin brenda në shtëpi.
“Nuk ka rahati me gjarprin brenda n‘shpi!!!”, është statusi i shkurtë i Mulliqit për këtë rast, duke aluduar kështu në kryetarin e komunës Shpejtim Bulliqi.
Asambleistët e LDK-së bëjnë humor me ata të VV-së: Shnosh e mirë, tu pi çaj
Në gusht të këtij viti, Mulliqi pati njoftuar se nga kryetari i Komunës ka marrë vendimin për shkarkimin e tij nga kjo detyrë.
Mulliqi, përmes një postimi në Facebook, thoshte se vendimi për shkarkimin e tij vjen pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan më saktësisht në zonën e liqenit të Batllavës.