Alby the Goat në pritje të ëmbël për herë të dytë – ndan emocionin me ndjekësit
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alby the Goat, ka ndarë një lajm të bukur dhe shumë të veçantë me ndjekësit e saj.
Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, Alby ka bërë të ditur se është në pritje të ëmbël për herë të dytë.
Në një video të realizuar me shumë ndjeshmëri dhe dashuri, ajo shfaqet duke përkëdhelur barkun e rrumbullakosur ndërsa i zgjati dorën partnerit të saj – një moment simbolik që ka prekur zemrat e shumë ndjekësve.
Alby, e cila tashmë është nënë e një vajze të vogël, po përjeton edhe njëherë emocionin e të qenit nënë. Shpërndarja e këtij lajmi vjen e mbushur me pozitivitet dhe dashuri, duke reflektuar gëzimin dhe pritshmërinë për ardhjen e bebit të dytë.
Fansat dhe ndjekësit kanë vërshuar me komente urimi dhe mbështetje, duke i dëshiruar asaj një shtatzëni të mbarë dhe plot shëndet.



Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një