Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka folur për mungesën e institucioneve të reja në vend, ndonëse kanë kaluar 8 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve në shkurt.
Bosch ka thënë se nga mungesa e një Qeverie të re përgjatë gjithë këtyre muajve është dëmtuar imazhi i Kosovës dhe sipas tij të gjitha partitë politike janë fajtore.
Megjithatë ish-ambasadori ka thënë se në momentin kur s’ke një shumicë të dukshme për bërjen e Qeverisë, atëherë duhet të bëhen kompromise.
“Ritmi i ngadaltë i formimit të qeverisë ka dëmtuar gjithashtu imazhin e Kosovës, por të gjitha partitë politike duhet të fajësohen. Kur nuk ka një mazhorancë të dukshme, duhen bërë kompromise” ka thënë ai për Indeksonline.
Bosch në këtë intervistë ka folur edhe për procesin e dialogut dhe ka pasur kritika për BE-në dhe qasjen që ka treguar ndaj Serbisë.



Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike