Izraeli ka reaguar ndaj pretendimeve të ushtrisë iraniane se gjatë sulmeve të fundit është goditur zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Sipas medias izraelite The Times of Israel, nga këto sulme nuk raportohet për persona të lënduar.
Më herët, Garda Revolucionare Iraniane deklaroi se në kuadër të valës së dhjetë të sulmeve me raketa ka shënjestruar zyrën e kreut të qeverisë izraelite, si edhe selinë e komandantit të Forcave Ajrore të Izraelit.
Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, duke iu referuar deklaratës së Gardës Revolucionare, theksoi se objektivat u goditën me raketa “Khyber” në sulme të cilësuara si të befasishme dhe të drejtpërdrejta, duke pretenduar se goditjet kanë shkaktuar dëme të mëdha.
Ndërkohë, pala izraelite bën të ditur se nuk ka viktima apo të plagosur nga sulmet e raportuara.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen