Irani paralajmëron “fazë të re” në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka deklaruar se vendi do ta çojë menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit në “një fazë të re”, sipas një mesazhi të transmetuar nga mediat shtetërore.

Deklarata, e para që nga shpallja e armëpushimit dyjavor, thekson se Irani mbetet i vendosur “të marrë hak” për vrasjen e të atit në ditën e parë të luftës, si dhe për të gjithë ata që humbën jetën gjatë konfliktit.

“Ne do të kërkojmë kompensim për çdo dëm të shkaktuar, si dhe çmimin e gjakut për martirët dhe kompensimin për të plagosurit e kësaj lufte,” thuhet në deklaratën e Khameneit, transmetuar nga “The Guardian”.

Ai ka shtuar se Teherani do të kërkojë kompensim të plotë për dëmet e shkaktuara, përfshirë dëmshpërblimin për familjet e viktimave dhe të plagosurve.

Paralajmërimi për “fazën e re” në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit – një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës – nuk u shoqërua me detaje të mëtejshme.

Udhëheqësi iranian u bëri thirrje mbështetësve të regjimit të dalin në protesta publike, duke theksuar se “zërat e ngritur në sheshet publike ndikojnë në rezultatin e negociatave”.

Ai gjithashtu theksoi se Irani nuk kërkon luftë, por nuk do të heqë dorë nga të drejtat e tij dhe i konsideron të gjitha frontet e rezistencës si një entitet të vetëm.

Të tjera