Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), bazuar në autorizimet ligjore, ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin përkohshëm të tre zyrtarëve policorë – një rreshter dhe dy punonjës të Stacionit Policor në Suharekë, nën Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo masë vjen pas hetimeve preliminare lidhur me vdekjen tragjike të një të ndaluari, i cili dyshohet se është vetë-ngulfatur brenda dhomës së ndalimit, ku ishte i dyshuar për një rast dhune në familje.
Sipas IPK-së, ekziston dyshimi i arsyeshëm për neglizhencë të mundshme nga ana e zyrtarëve policorë në përmbushjen e detyrave, veçanërisht në garantimin e sigurisë së personit të ndaluar.
Suspendimi përkohshëm është një masë mbrojtëse që ka për qëllim të ruajë integritetin e hetimit dhe të shmangë ndikimin e mundshëm në procesin hetimor.
Inspektorati Policor, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojë me veprime të tjera hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, i cili trajtohet si hetim i vdekjes.



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në