Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se në dy raste të ndara i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për dy zyrtarë policorë. Njëri rast, njofton IPK është në Mitrovice ndërsa tjetri Gjilan, dhe se, njëri me gardën e Rreshterit ndërsa tjetri me gradën e Togerit.
Nga IPK shtohet se, rasti i parë raportohet të ketë ndodhur më 15.04.2026, në bazë të hetimeve fillestare, ekziston dyshimi i bazuar se një Zyrtar Policor me gradën Rreshterë, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ka kryer vepër penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, përcjell Gazeta Express.
Ndërsa rasti i dytë, shton IPK, raportohet të ketë ndodhur më 16.04.2026 , ku në bazë të hetimeve fillestare, ekziston dyshimi i bazuar se Zyrtari Policor me gradën Toger, derisa ishte duke u intervistuar në ambientet e Inspektoratit Policor të Kosovës është hasur duke bërë incizimin e paparalajmëruar të hetuesve dhe procesit të intervistimit.
Komunikata:
IPK REKOMANDON SUSPENDIMIN E NJË RRESHTERI DHE NJË TOGERI
Hajvali, Prishtinë/, 16 prill 2026
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve në dy raste të ndara i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për dy zyrtarë policorë, njëri në Mitrovice ndërsa tjetri Gjilan, njëri me gardën e Rreshterit ndërsa tjetri me gradën e Togerit.
Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur më 15.04.2026, në bazë të hetimeve fillestare, ekziston dyshimi i bazuar se një Zyrtar Policor me gradën Rreshterë, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ka kryer vepër penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj Rreshterit, është iniciuar rast penal “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Rasti i dytë raportohet të ketë ndodhur më 16.04.2026 , në bazë të hetimeve fillestare, ekziston dyshimi i bazuar se Zyrtari Policor me gradën Toger, derisa ishte duke u intervistuar në ambientet e Inspektoratit Policor të Kosovës është hasur duke bërë incizimin e paparalajmëruar të hetuesve dhe procesit të intervistimit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtine, ndaj Togerit, është iniciuar rast penal “Fotografimi dhe Incizimet tjera të paautorizuar” nga neni 202 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.



Të tjera
Aktuale
Pamje nga vendi ku ndodhi tragjedia e trefishtë në Malishevë
Një zjarr në ndërtesë kolektive në
Aktuale
Vdiqën dy fëmijë e babai nga shpërthimi i një bombole gazi në Malishevë
Kanë vdekur dy fëmijë e babai
Aktuale
Çka thuhet në dosjen e fundit të mbrojtjes së Jakup Krasniqit?
Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së ka