Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor nga Peja, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”.
Sipas IPK-së, informacioni për këtë rast është pranuar mbrëmë, dhe menjëherë hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë ndërmarrë veprimet e para, duke intervistuar viktimën, bashkëshorten e të dyshuarit.
Pas hetimeve fillestare, hetuesit kanë konsultuar prokurorin kompetent, i cili ka caktuar masa ndalimi për 48 orë ndaj zyrtarit policor.
Njëkohësisht, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari është suspenduar nga detyra.
IPK njofton se hetimet do të vazhdojnë në koordinim të plotë me Prokurorinë, me qëllim ndriçimin e plotë të rrethanave që lidhen me këtë rast, duke përfshirë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe administrative.



Të tjera
Aktuale
A është i gatshëm që postin e presidentit t’ia japë PDK-së, përgjigjet Kurti
Lideri i Lëvizjes Vetëvendoje Albin Kurti
Aktuale
Sabit Makiqi, i akuzuari për mashtrim, fiton tender 1.7 milionë € nga Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka
Aktuale
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, është sfidë gjigande që një parti t’i ketë 80 deputetë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është