Lideri i Lëvizjes Vetëvendoje Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun ka thënë se do ta takojë dhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamza në përpjekje për gjetjen e një zgjidhje për presidentin.
Ndërsa ka thënë se s’mund të ketë marrëveshje me PDK-në derisa ata nuk propozojnë asnjë emër.
“Do të përpiqem të takohem edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sepse presidenti duhet të jetë shprehje e unitetit të popullit dhe jo e një apo dy partive. PDK-ja asnjëherë nuk ka nxjerrë asnjë emër para nesh. Ajo vetëm ka kërkuar që t’i besojmë në mënyrë absolute dhe të verbër, pa na treguar emrin. Si subjekt demokratik që jemi, me mua si kryetar, kjo e bën të pamundur marrëveshjen. Uroj që në takimet në vijim me kryetarin e PDK-së kjo të ndryshojë, pasi që s’mund të ketë marrëveshje derisa nuk e thua asnjë emër”, tha Kurti./Indeksonline/



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në