Interesim i ulët në konkursin për policë të rinj në veri Janë në veri të Kosovës, e sigurohen që gjithçka të shkojë qetë.
Këtë e bëjnë zyrtarë të Policisë së Kosovës të cilët të gjithë janë kosovarë. Megjithatë, atyre shumë shpejtë do t’iu bashkëngjiten edhe kolegë te etnive te tjera që jetojnë në Kosovës.
Qytetari i frustruar, shpërthen dhjetëra goma të makinave në trotuar
Kjo pasi që Policia e Kosovës ka hapur konkurse për të zëvendësuar zyrtarët policorë serbë që lanë punën në veri të vendit.
Por, si shkoi aplikimi ne stacionin e Policisë ne Veri të Kosovës?
Nderkohe, përfaqësuesit e shqiptarëve në veri e vlerësojnë lajm te mire konkursin per zyrtarët e rinj policorë.
Megjithatë, asamblisti Osmani kërkon nga institucionet qe te bashkëpunojnë me shume me qytetaret e veriut.
Edhe asamblisti tjetër shqiptar në qytetin e Zubin Potokut Izmir Zeqiri e mirëpret hapjen e konkursit per policet e rinj.
Deri me 26 janar, aplikimi do të jetë i hapur./Botapress.info/