Tash e një kohë të gjatë, ky institucion nuk ka ministër në krye.Ministrinë e Shëndetësisë po e udhëheq ushtruesja e detyrës, Dafina Gexha Bunjaku.
Edhe një institucion tjetër shëndetësor gjendet në rrugën e njëjtë.
Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës është nën drejtimin e ushtrueses së detyrës, Pranvera Zejnullahu-Raçi.Emërimi i udhëheqësve të tyre po shihet i domosdoshëm nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor.
Imeri tregon raste konkrete që punët janë neglizhuar, për shkak të mungesës së menaxherëve të duhur.Veç në shëndetësi, edhe në siguri e drejtësi po ndiqet kjo praktikë.Pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës, ky institucion mbeti në duart e ushtruesit të detyrës, Fehmi Hotit.
Në pozitën e sekretarit organizativ të Ministrisë së Drejtësisë nuk është emëruar askush aktualisht.
E tash e sa kohë procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit po dështon, për shkak të kësaj ka vetëm ushtrues detyre.
Me situatë të ngjashme po përballen edhe Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme.
Kjo sipas Ehat Miftarajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi shkakton telashe në performancën e tyre.
Nga IKD kanë publikuar edhe një raport pikërisht për përzgjedhjen e procesit të kryeprokurorit.
Pos sektorit të Drejtësisë dhe të Shëndetësisë, në nivelin qendror ka shumë institucione tjera që funksionojnë pa drejtorë.