Krijimi i Misionit të Pajtimit Mbarëkombëtar Shqiptar erdhi si domosdoshmëri e kohës me tronditjen apo në prag të rënies së sistemit komu-nist 50-vjeçar. Në krijimin e këtij misioni dhanë kontributin e tyre përfaqë-sues të familjeve më fisnike, me vlerahistorike,patriotike e kombëtare, sidomos nga malësorët e veriut të vendit.
Fatkeqësisht asnjëherë nuk u respektua apo nuk u mbështet nga shteti veprimtaria e këtij misioni, megjithëse, tërësisht ishte në shërbim të shtetit. Aq më keq kur media të shkruara apo elektronike i jepnin nuanca kanunore, krahinore apo primitive çdo lloj ngjarjeje apo ndërhyrjeje që kryenin misionarët pa kurrfarë shpërblimi. Mediat e ekzagjeronin realitetin duke dhënë shifra të pasakta, të fryra, për familjet në konflikt, për fëmijë të mbyllur, për gra a vajza që rrinin të mbyllura në emër të gjakmarrjes, gjë që nuk është e vërtetë, si dhe ky fenomen nuk pajtohet as me moralin, as traditën e malësorit a të shqiptarit.
Me të vërtetë, gjatë aktivitetit të misionit dhe falë punës me përkushtim e ndershmëri pati shumë raste të faljes së gjaqeve e të plagosjeve, të mbyllje së konflikteve dhe në fakt pati pak rast të vrasjeve për motive të gjakmarr-jes, kur misionarët morën përsipër të ndërmjetësonin. Unë erdha në krye të Misionit të Pajtimit Mbarëkombëtar në fund të vitit 1998 dhe pata një bashkëpunim të mirë me të gjithë drejtuesit e rre-theve të Veriut, në përgjithësi, dhe me kryesinë e misionit, në veçanti. Gjate kësaj kohe pati një numër të madh pajtimesh dhe një numër të konsiderueshëm evidentimesh e ndërmjetësimesh, duke shuar konflikte të hapura e në veçanti duke nxjerre familje e fëmijë nga ngujimi dhe ky ishte pikësynimi ynë. Merita është e gjithë misionarëve të palodhur e të vendosur për të arritur qëllimin final, të cilin kishin marrë përsipër. Një e keqe që u has gjatë aktivitetit tonë, ishte keqinterpretimi i DZSH-Kanunit të Lekë Dukagjinit. Kanuni interpretohej nga njerëz që nuk i njihnin as përmbajtjen, as vlerat e tij. Realisht, Kanuni i Lekë Dukagjinit është kodifikim i së Drejtës Zakonore Shqiptare, një e drejtë e pashkruar, por shumë e zbatuar. Në Kanun kishin rëndësi kryesisht nenet që i kushtoheshin pajtimit, ndërmjetësimit dhe sanksioneve që u viheshin të gjithë atyre që cenonin rregu-llat shoqërore të kohës. Forca e Kanunit ishte e vetmja forcë që vepronte në Ve-ri të Shqipërisë, meqenëse nuk kishte organe shtrënguese shtetërore. Në të vërtetë, edhe në literaturën historike e juridike, pjesë të Ka-nunit të Lekë Dukagjinit zënë një vend jo të parëndësishëm. Siç dihet, në kohë moderne nuk mund të respektohet Kanuni nen për nen, sepse tani ka ligje bashkëkohore. Ne kërkuam që të vendosim disa rre-gulla, si për faljen e gjakut, ashtu edhe për ndërmjetësimin, për të liruar njerëz nga ngujimi, të cilët ishin të afërm të dorasit, të mos mbylleshin fëmijët dhe në çdo familje të ketë krah pune, për të siguruar mjetet e nevojshme të jetesës.
Një kërkesë të veçantë e kërkoi nismëtari dhe Misionari, Kolë Fiku, i cili kërkoi një mbledhje të gjerë me përfaqësues të të gjitha trevave të Veriut për të mbajtur një kuvend, ku do të përcaktoheshin rregulla të reja.
Tema vazhdon….