Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Transportit në Prishtinë tha se është njoftuar për një incident të ndodhur në linjën e autobusit 3A “ku sjellja e shoferit ndaj nxënësve ka qenë e papranueshme”.
Në një njoftim, komuna e Prishtinës tha se menjëherë pas marrjes së informacionit dhe analizimit të videos, janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe që shoferi është larguar nga puna.
Po ashtu, nga puna është pezulluar edhe konduktori për 10 ditë “deri në verifikimin e plotë të rastit”.
“Ne dënojmë çdo veprim që rrezikon sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve tanë dhe jemi të përkushtuar të garantojmë një transport publik të sigurt dhe të përgjegjshëm. Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngjashëm dhe të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve tona!”, thuhet në njoftimin e komunës pa dhënë detaje të tjera rreth incidentit./