Dega e LDK-së në Lipjan ka zhvilluar takim për përgatitjen finale për zgjedhjet e 12 tetorit.
LDK-ja qeverisë me Lipjanin, ndërsa kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti diskutoi me nëndegët siç thuhet për programin e qartë që LDK-ja do të dalë.
Për këtë ka njoftuar dega e LDK-së në Lipjan.
“Mbahet takimi i rregullt i Shtabit të Degës së LDK-së në Lipjan Kryetari Imri Ahmeti ka mbajtur sot takimin e rregullt të Shtabit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan. Në qendër të diskutimit ishte përgatitja finale për zgjedhjet e 12 tetorit si dhe planifikimi i organizimit të takimeve nëpër nëndegë”.
“Gjatë takimit u shqyrtuan përgatitjet finale për fillimin e fushatës zgjedhore. LDK do të dalë para qytetarëve me një program të qartë, për të përmbyllur transformimin e Lipjanit në një qytet modern. Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i