Shefi i zyrës për komunitete në kuadër të komunës së Leposaviqit, Haki Imeri ka folur për tre fshatrat e kësaj komune ku shumica e popullsisë është dhe ka qenë gjithmonë shqiptare. Bistria, Ceraja e Kushtova sipas Imerit, gjatë viteve të 90-ta, ishin të përfshira në kuadër të “Mbrojtjes së pragut të shtëpisë”.
Siç rrëfen ai, këta fshatra u ruajtën për katër vjet rresht, duke bërë kujdestari deri në daljen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kemi qenë të përfshirë në kuadër të ish-mbrojtjes popullore që ka qenë. Atë kohë kemi bërë edhe ruajtjen në tri fshatra. Kemi kujdestaruar deri në vitin ’94 – ’95, do të thotë kanë qenë në kujdestari deri me daljen e UÇK-së. Kemi qenë të përfshirë në këto ngjarje dhe kemi pasur Komisionin për Mbrojtje”, tregoi Imeri.
Po ashtu, ai tregoi se gjatë asaj periudhe në këto tri fshatra mbi popullatën u përdorë dhunë brutale.
Rrëfimin me detaje tjera mund ta ndiqni në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=m9oqvBVCQFg&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=bbhXeHbzNxA&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI