Gazetari dhe opinionisti Ilir Mirena ka vazhduar të monitorojë dhe të komentojë ngjarjet politike në Republikën e Kosovës duke dhënë opinionet e tij për këto zhvillime të fundit. Ai në një postim të tij në Facebook ka rishjellë një “mesele” popullore duke aluduar te Albin Kurti duke e quajtur si “belanë mbi krye” të vendit, shkruan Botapress.
Ja postimi i Iliri Mirenës në Facebook:
Nje mesele per situaten tone albineske:
KUR ÂSHT SHPIJA MA S’NGUSHTI?
Xhemajl Obrija ish kanë shkue m’i pajtue ni gjak n’Nahije t’Pejës. Ai, si u dufke me i ra mrêna për pajtim, ish kanë njeri ahmak edhe as s’u hypke, as s’u zhdrypke. Xhemajli i shkoi te dyert, ja lshoi ni za, po ai s’dojke me dalë!
Duel nana e tij edhe po i thotë Xhemajlit:
— Kur âsht shpija ma s’ngushti?
— Kur e ka belanë mbi krye! — i tha Xhemajli.
— Po, Xhemajl aga, veç edhe ma ngusht â’ shpija kur e ka ahmakun mrêna se sa belanë mbi krye.