Gazetari dhe opinionisti Ilir Mirena ka vazhduar t’i komentojë veprimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti duke e krahasuar Albinin e opizitës me Albinin e pushtetit. Mirena ka thënë se Albin Kurti është mashtrues sepse ”…e pat pru Kosovën buze momenteve vellavrasese me kundershtimin e dhunshem qe ai dhe partia e tij i benin Demarkacionit dhe Asociacionit. Sot, i njejti e ka kap fort stafeten e Zajednicës. Ai eshte mashtrues” ka shkruar Mirena në Facebook:
Ja postimi i Mirënes në Facebook:
Bash secili e di qe Albin Kurti e pat pru Kosovën buze momenteve vellavrasese me kundershtimin e dhunshem qe ai dhe partia e tij i benin Demarkacionit dhe Asociacionit.
Sot, i njejti e ka kap fort stafeten e Zajednicës.
Ato qe i tha deputetja Ganimete Musliu ka të drejtë. Ai eshte mashtrues. Edhe Sami Lushtaku ne postimin e tij ne Facebook, po ashtu ka te drejte.
Prandaj, mashtruesi Kurti nuk duhet te lejohet te krijoje amnezi kolektive. Paqja dhe pavarësia e Kosoves eshte kriju nga UÇK’ja dhe NATO. Anetaresimi i Kosovës në NATO duhet ta kete vulen e UÇK’se dhe jo mashtrimeve të Albinit.
Albin Kurti le te merret me Zajednicë, Kosova le te merret me Amerikë…