Masat e reja duket se nuk po japin efektin e duhur. Kjo pasi numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë, ani pse numri i rasteve të reja ka shënuar rënie të lehtë.
Përderisa këto masa janë të vlefshme deri më datën 13 të këtij muaji, ndryshimi i tyre mund të ndodhë para kohës së paraparë.
Në një prononcim infektologu kosovar, Salih Ahmeti, ka thënë se gjithçka varet nga propozimet e institucioneve relevante dhe se grupi i ekspertëve duhet t’i bëjë analizat konkrete para se të marrin ndonjë vendim.
Në anën tjetër, Gazeta, ka tentuar disa herë të marrë një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me masat e reja potenciale, por me këta të fundit që kanë zgjedhur të heshtin./Botapress.info/