IHMK ka informuar se situata e përgjithshme hidrometeorologjike është në përmisim gradual.
Aplikimi i Kosovës në BE, Hoti i përgjigjet Vuçiqit: Po tenton të mashtrojë
“Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditës së djeshme (14/12/2022) dhe gjatë orëve të natës, nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në pjesën veriore, veri – perëndimore, veri – lindore, lindore etj disa lumenj kryesisht ata me karakter të rrëkeve, kanë paraqitur disa vërshime të shpejta, ndërsa nëpër disa segmente të lumenjve kryesorë janë shkaktuar edhe përmbytje të lokalizuara lumore, të cilët mund të kenë shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore. Kësaj situate i ka kontribuar edhe shkrirja e borës së rënë ditë më parë.”, ka informuar IHMK.
Sipas parashikimeve, reshje do të ketë edhe gjatë ditëve në vijim, prandaj në disa zona, sipas IHMK-së, përsëri mund të paraqiten probleme me vërshime./Botapress.info/