Dorëheqja e Rrahman Ramës nga posti i Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shkarkimi i Valdete Dakës nga pozita e kryetarës së KQZ-së, po shihen si lëkundje dhe rrezikim i këtyre institucioneve nga analisti Ilir Ibrahimi.
Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Ibrahimi shkruan se funksionimi i institucioneve të pavarura, larg ndikimit të politikës është fundament i një shteti demokratik.
Postimi i tij i plotë:
Funksionimi i institucioneve të pavarura, larg ndikimit të politikës ditore, është fundament i një shteti demokratik.
Shkarkimi i kryetares së KQZ dhe dorëheqja e komandantit të FSK, është një alarm se këto institucione po lëkunden dhe po rrezikohen.
Express raportoi sot se Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka ofruar dorëheqjen nga posti i tij.
Burime të Express brenda Ministrisë së Mbrojtjes kanë konfirmuar se Rama tashmë ia ka ofruar dorëheqjen e tij Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit./Botapress.info/