Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka thënë se kryetari i Mitrovicës së Veriut nuk është betuar në objektin e komunës dhe as nuk shkon në punë aty.
Në emisionin Pressing të T7, Molliaj ka thënë se kryeministri Kurti “ka mashtruar me veprimet në Veri”.
”Sa që jam gëzu, ia kam marrë inatin kryetarit të PDK-së. Kosova për më shumë se 2 javë është mashtru nga kjo Qeveri, dhe ai e kish ditë dhe mirë që tregojë tash. Betimi i kryetarit nuk ka ndodhur në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut, e as nuk shkon në punë aty”, ka thënë Moliqaj.
Minsitri britanik i përgjigjet kritikave të deputetes Kearns për Kosovën
Më tutje, Molliqaj ka deklaruar se Kurti ka qëllim ”që të shihet si politikan rezistent”.
”Për bindjen tonë gjithë ky veprim ka për synim me ruajtë petkun e politikanit rezistent ose politikanit pakompromis të Albin Kurtit. Ajo që do të ndodh tutje është themelimi i Asociacionit. Kosovës vetëm një gjë do t’i servohet”, ka thënë Molliqaj.
Kryetari i PSD-së, ka deklaruar se “në këto dy javë ka ndodhur një mashtrim i madh”.