Një konflikt i nisur si mosmarrëveshje mes dy personave në lagjen “Tusuz” të Prizrenit përfundoi tragjikisht të dielën mbrëma, kur njëri prej tyre u vra me thikë.
I vrari është reperi i njohur Hekuran Shala i njohur me nofkën BonSaTon, përcjell Indeksonline.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe një faqe lokale, duke shkruar se ai la mbrapa këngë, kujtime e vepra që s’ka kush i harron.
“Pusho n’paqe, djali besnik i qytetit antik!
Heki na la, po la mrapa kangë, kujtime e vepra që s’ka kush i harron.
Bonsaton, ke bo sa ton – e zani yt ka me u ni gjithmonë n’rrugët e Prizrenit.
U takofsh me ata që na lanë para, n’botën ku s’ka ma dhimbje”, thuhet në publikim.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30-ditësh për të dyshuarin E.B., i cili akuzohet për “vrasje të rëndë” dhe “posedim të paautorizuar të armës”.
Ngjarja ndodhi më 10 gusht 2025, rreth orës 20:30, në rrugën “Lapidari”. Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes E.B. dhe viktimës H.SH. kishte filluar më herët, por atë mbrëmje u përshkallëzua në mënyrë fatale. Të dytë kishin dalë me qentë e tyre, të cilët thuhet se i nxitën në përleshje. Pas një fjalosjeje të shkurtër mes tyre, E.B. dyshohet se nxori një thikë dhe e goditi H.SH.-në, duke i shkaktuar plagë të rënda.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu e shpall datën: Zgjedhjet e parakohshme mbahen me 7 qershor
U.D presidentja e vendit, njëherësh edhe
Aktuale
Haxhiu për Vehbi Miftarin: S’është shkarkuar, procedura për lirimin e tij ka filluar në vitin 2025
Vehbi Miftari ka konfirmuar se është
Showbiz
Xheneta Fetahu trondit rrjetin, gati sa nuk zbuloj pjesën intime me fustanin tranparent
Xheneta Fetahu ka arritur sërish të