I është vazhduar edhe për dy muaj paraburgimit burrit i cili dyshohet se nëntor vrau gruan e tij me sëpatë. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Zëdhënësja Gashi bëri të ditur se të dyshuarit i është vazhduar kjo masë me datë 25 dhjetor dhe do të zgjas deri më 25 shkurt.
Avokati i Azem Kurtajt jep detajet- Ja si ndodhi e gjithë ngjarja në Shtërpcë
“Referuar kërkesës tuaj për informata ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të akuzuarit I.G, për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e PTHP dhe të pandehurit I.G i ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, prej datës 25.12.2022 deri me datë 25.02.2023”, tha Gashi.