Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën pasi u ther me thikë pas një konflikti, mëson Sinjali.
Rasti ka ndodhur më 5 maj 2026 rreth orës 02:20, në rrugën “Mbretëresha Teuta”, ndërsa viktima Rexhë Brahimaj është paraqitur fillimisht në QKMF me plagë të rënda në gjoks.
Sipas stafit mjekësor, viktima kishte ende shenja jete dhe vetëdije, por gjatë transportimit me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal “Isa Grezda”, gjendja e tij është përkeqësuar dhe rreth orës 03:10 ka ndërruar jetë.
Është bërë e ditur gjithashtu se viktima është vëllai i Egzona Muqiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muqiqi.
Ajo ka shprehur dhimbjen e saj përmes një postimi në rrjete sociale.

Ndryshe, nga dëshmitarët e intervistuar, mësohet se ngjarja ka nisur si konflikt verbal, i cili ka eskaluar në përleshje fizike. Në një moment, i dyshuari dyshohet se ka nxjerrë thikë dhe e ka goditur viktimën në gjoks.
Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka ndërmarrë veprimet hetimore, ndërsa janë intervistuar disa dëshmitarë që kanë qenë të pranishëm në momentin e incidentit.
I dyshuari Qazim Sadrija mbetet në arrati, ndërsa Policia është në kërkim të tij.
Me udhëzim të Prokurorit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Vrasje”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.



Të tjera
Lajme
Azemi: Greva e punëtorëve teknikë të shkollave do të vazhdojë derisa pagat të dalin në llogari bankare
Punëtorët teknikë të disa shkollave në
Aktuale
Arrestohen 6 persona në Gjilan, dyshohen për vjedhje të rëndë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës, ka njoftuar se
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkruan kontratë mbi 2 milionë euro për votimin jashtë Kosovës
Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e