Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e ngacmimet ndaj tyre. Ka raste kur konfliktet eskalojnë edhe në sulm siç ka ndodhur së fundmi me një rast në Fushë Kosovë.
Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh, kur Policia u njoftua për një konflikt që kaloi në sulm fizik dhe si pasojë u lëndua një vajzë. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se më të marrë informatën, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është marrë një deklaratë nga viktima.
Arrestohen tre persona në Gjilan, njëri prej tyre është mjek
Gazeta mëson se nga deklarat e viktimës është kuptuar se ajo ka qenë në lidhje dashurie me të dyshuarin, raport ky që kishte përfunduar para pak kohësh por i njëjti s’ka arritur të pajtohej me këtë fakt dhe për arsye xhelozie e ka sulmuar ish të dashurën.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është identifikuar dhe u dorëzua vet në Polici gjatë ditës së djeshme. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër që 20-vjeçari të ndalohet për 48 orë dhe të dërgohet në Qendrën e Mbajtjes, si i dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. /Botapress.info/