Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur për rastin Dehari duke nxitur kësisoji reagime të ashpra nga ministrja Albulena Haxhiu.
Ajo ka goditur me forcë tavolinën e saj derisa Berisha po fliste dhe po kërkonte përgjegjësi për këtë rast.
Haxhiu është dëgjuar duke bërtitur vazhdimisht “Marre! Marre!”
“Ju keni qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari! Asnjë fjalë! Asnjë fjalë! Ju i keni duart me gjak!” – ka vazhduar ajo.
Ministrja nuk u ndal dhe vazhdoi duke polemizuar me deputetin e PDK-së.
Në këtë diskutim të ashpër, hyri edhe Glaul Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës.
“Edhe ju e dini, që përpjekja me e lidhë LVV-në me atë sulm, ka qenë një proces i montuar politik, me prapavijë politike” – tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.