Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka komentuar deklaratën e Presidentes Vjosa Osmani, e cila kur u pyet për pretendimet e tij se ajo dhe Kryeministri Albin Kurti i kanë kërkuar për të komunikuar me kryeterroristin Milan Radojiçiq pët t’i siguruar votat që do të mundësonin zgjedhjen e saj si presidente, tha se “tash është kohë zgjedhjesh, lloj-lloj deklaratash dëgjoni”
Pacolli tha se Osmani po “gënjen”, teksa bëri edhe një paralajmërim për të dhe Kurtin, ku tha se të gjitha i ka të telefon dhe se vetëm po pret që ata të dalin e të thonë se s’ka ndodhur ashtu.
“Nëse ajo e ka mendu që unë e kam thanë për fushatë atë, gënjen Presidentja, nëse e ka mendu në mënyrën negative…Më vjen keq, gënjen edhe është pafytyrësi e cdo kujt që do me mohu një gjë të tillë. I kom unë në telefon të gjitha, por unë po pres kur t’më thotë presidentja që s’ka qenë ashtu edhe Albin Kurti, ne ua demonstrojmë ato krejt. Unë kom thanë nëse ata kanë dashtë me hy në këtë polemikë, unë i ftoj ata”, ka deklaruar Pacolli.



Të tjera
Uncategorized
Shambala Casino Bonus Fără Depunere 2025 . RO Spin & Win
bonus fără depunere jeetcity Pentru strategie
Uncategorized
75 USD Jetoane Gratuite Fără Depunere La Cazinoul Supernova — în România Start Winning
Coduri De Cipuri Gratuite Slotland Fără
Uncategorized
Gunsbet Casino Inloggen — NL Unlock Offer
Filippinó színész haszon elérhető helyi érzéstelenítő