Pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona. Në mesin e tyre është pronari i portalit “Kosovo Online”, Dushab Milanoviq.
Sipas avokatit të tij, Dejan Vasiq, i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ai ka deklaruar se Milanoviç akuzohet për menaxhimin e grupit “Korridor” në platformën “Telegram”.
“Dushan Milanoviq, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm në Leposaviq, në polici i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin se gjoja ka kryer veprën penale të terrorizmit. Ai u ngarkua me menaxhimin dhe administrimin e grupit “Korridor” në aplikacionin “Telegram”. Kjo nuk është e vërtetë dhe kam marrë garanci nga policët hetues se përpunimi mjeko-ligjor i telefonit do të kryhet sa më shpejt që të jetë e mundur, pas së cilës pres që Dushani të lirohet”, tha Vasiq.



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is