Kjo familja ka akuzuar qeveritë e mëparshme për abuzime të rënda me fonde publike, duke favorizuar miqtë, familjarët dhe klientët politikë. Ajo ka përmendur rastin si ai i ish-ministrit Blerim Kuçi, i cili thuhet se ka dhënë tenderë firmës së tij.
Postimi i plotë i familjes Imeri në Facebook:
-Pse po sulmohet Ministri Faton Peci?
-Diçka e çuditshme ndodh në Kosovë sa herë dikush guxon të punojë ndryshe: ata që e kanë vjedhur shtetin si mos më keq, papritmas bëhen kampionë të moralit.
– Sulmet ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, janë shembulli më i freskët i kësaj “dëshire për drejtësi”.
– Por, le ta themi hapur – halli nuk është se ministri Peci që ka ndarë grantet në mënyrë të barabartë për të gjithë, pavarësisht përkatësisë partiake..
-Në kohën e qeverive të kaluara, paratë publike ishin lodra private për ministrat dhe miqtë e tyre, kete e dijme te gjithe ..
-Një shembull? Blerim Kuçi, ish-ministër i qeverisë PAN, pa fije turpi ia dha një tender prej 5 milionë eurove firmës së tij.
– Nuk po flasim këtu për shkelje “të vogla”.
-Këtu po flasim për abuzime që do t’ia bënin zili edhe shtetet më të korruptuara në botë.
-Familjarë, miq dhe klientë të pushtetit u pasuruan aq shumë, saqë nga fshatrat e vogla nisën të lindin milionerë të befasishëm..
-Mos u habisni nëse dikush përfundon duke shpikur një “gjenetike te pasurimit te shpejte”
-Fatos Peci nuk po sulmohet pse nuk punon mirë – përkundrazi.
– Po sulmohet sepse grantet nuk po shpërndahen më si më parë .
-Dhe kjo nuk i pëlqen atyre që për dekada e kanë konsideruar shtetin si kasafortën e tyre personale.
-Të ndash fonde për fermerët pa pyetur se cilës parti i përkasin?
– Kjo është e pafalshme në sytë e atyre që kanë ndërtuar perandori mbi praktikën e kundërt.
-Por mos u mashtroni, sulmet ndaj qeverisë Kurti nuk kanë të bëjnë vetëm me Peci-n apo grantet.
-Ata kanë një hall shumë më të madh: ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme..
-Ky është “makthi i natës” për komandantët e transformuar në milionerë, për oligarkët e vetëshpallur dhe për ata që e kanë kthyer shtetin në biznes familjar.
-Imagjinoni skenën: një ditë, dikush troket në derë dhe kërkon dokumentet për vilën luksoze apo për tokat që janë përvetësuar pa asnjë arsyetim, p.sh 50 euro hektari ..
-Paniku është i justifikuar..
-Mediat që sot bëjnë zhurmë për Peci-n nuk e kanë hallin e fermerëve.
-Hallin e kanë që ata që i mbajnë me privilegje dhe fonde të dyshimta mund të humbasin gjithçka.
-Këto media kanë qenë gjithmonë në shërbim të pushteteve që u kanë dhënë copa nga torta e madhe e shtetit.
-E tani që torta po ndahet ndryshe, po bëjnë zhurmë që të mos humbin të paktën thërrimet.
-E pra, kush po ankohet për Faton Peci-n?
-Janë pikërisht ata që për dekada e kanë zhveshur Kosovën deri në kockë.
-Nuk qan as fermeri, as qytetari i zakonshëm.
-Qan “klasa e milionerëve të papritur”, që kane frikë se loja e tyre po merr fund.
-Dhe kjo është ‘tragjedia’ më e madhe për ta – jo për Kosovën.



Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në