Një i burgosur në Gërdoc të Podujevës po dyshohet se ka planifikuar vrasjen e një oficeri korrektues.
Policia e Kosovës ka thënë se i dyshuari përmes telefonit dyshohet se ka porositur një ish të burgosur që ta vras oficerin në fjalë.
Rasti është raportuar në polici nga oficeri në fjalë.
Policia ka nisur hetimet për rastin.