Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit, e ka quajtur të padrejtë vendimin e fundit të Holandës e cila iu refuzoi vizat për ta vizituar babain e tyre i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.
Ai, ka thënë se ka më shumë se një muaj që kur kanë bërë kërkesë për ta vizituar familjarin e tyre.
I biri i ish-kreut të OVL të UÇK-së, thotë se arsyetimi i autoriteteve holandeze se kinse familjarët nuk kanë dëshmuar se kanë mjete të mjaftueshme për të udhëtuar në Hagë është i papranueshëm.
“I gjithë dokumentacioni është përgatitur, MD i ka paguar të gjitha, jemi vaksinuar me kohë. Vendimi i autoriteteve holandeze është i padrejtë edhe diskriminues”, ka thënë ai.