Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë detaje rreth arrestimit të personit të dyshuar lidhur me rastin e rrëmbimit që kishte ndodhur në korrik të këtij vitit në Preshevë.
Policia ka njoftuar se i arrestuari është 37 vjeçari A.C.
“Me datën 20.10.2024, Njësiti i Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në vazhdën e hetimeve dhe si rezultat i veprimeve operative-hetimore kanë identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarit A.C. (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar). Arrestimi i tij është bërë në koordinim dhe mbështetje edhe nga Njësiti për Reagim të Shpejtë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan”, thuhet në njoftim.
I njëjti ishte vënë në kërkim policor që nga data 20.07.2024 me dyshimin se në bashkëkryerje edhe me tre persona të tjerë të arrestuar më herët ka qenë të përfshirë në kryerje të veprën penale ‘’Rrëmbim’’, rast i cili kishte ndodhur me datën 20.07.2024.
Edhe përmes raportit 24 orësh, policia ka njoftuar për arrestimin e tij.



Të tjera
Lajme Sport
Policia e Sllovakisë merr masa të rrepta para duelit Kosovë – Sllovaki
Policia e Sllovakisë ka njoftuar se
Aktuale
Vendimi i Kushtetueses: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd
Në një moment të ndjeshëm politik,
Aktuale
Aktgjykimi i Kushtetueses, artikulli i RLI: Kosova në prag të kolapsit institucional
Gjykata Kushtetuese, ditën e djeshme nxori